Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UEFA, gati për të ndryshuar Champions League-n!

UEFA, gati për të ndryshuar Champions League-n!
March 24
16:40 2016

Prej kohësh, UEFA ndodhet nën ‘presionin’ e disa prej ligave më të mëdha të futbollit europian, për të ndryshuar formatin e kompeticionit Champions League! Duket se ka ardhur momenti që thirrjet të merren më seriozisht nga institucioni numër një i futbollit, gjë që do të çonte në diskutimin e krijimit të një lloj “Superlige Europiane”, ndryshe nga ajo që jemi mësuar të ndjekim deri më sot!

Formati i ri konsiston në ndryshimin nga organizimi i 8 grupeve me nga 4 skuadra, në vetëm 2 grupe me nga 8 skuadra! Rrjedhimisht kjo do të çonte në një numër më të madh ndeshjesh për ekipet pjesëmarrëse (të paktën 14), duke qenë se përballjet do të ishin ‘vajtje-ardhje’!

Shumë nga ekipet e mëdha, sidomos ato gjermane, italiane apo spanjolle po kërkojnë ndryshime të pjesshme të Champion League-s, duke dhënë argumentin se përballjet në grupe shpesh janë pak interesante për ndjekësit!

Palët janë duke diskutuar gjatë kësaj periudhe, dhe mendohet se një përgjigje e detajuar për formatin e ri do të jepet para fillimit të sezonit tjetër. Gjithsesi, ndryshimet, cilatdo qofshin ato nuk mund të vihen në zbatim para sezonit 2017-2018.

Ndryshimet kërkohen edhe për të shmangur eliminimin e shpejtë të ekipeve të mëdha.
Kujtojmë se këtë vit, një nga grupet përbëhej nga BATE Borisov, Maccabi Tel Aviv dhe Astana, të cilat nuk e tërheqin vëmendjen e publikut njësoj sit ë mëdhenjtë e Europës.

Një ndër kompanitë e përfshira në ndryshimet e mundshme të formatit është “Relevent Sports”, e cila organizon kompeticionin vjetor “International Champions Cup”!

Shperndaje