Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Uefa bëhet gati për ndryshime, rregulli historik i Champions League do të hiqet

Uefa bëhet gati për ndryshime, rregulli historik i Champions League do të hiqet
September 05
22:38 2018

Disa nga trajnerët më të mirë të futbollit në kontinentin europian janë mbledhur në Nyon të Zvicrës për takimin e përvitshëm me zyrtarët më të lartë të Uefas për të diskutuar idetë e tyre për përmirësimin dhe evolimin e lojës së në ardhmen.

Një nga temat e prekura këtë vit ka qenë ndryshimi i rregullit për “golin në fushë kundërshtare” i cili përcakton fituesin e një përballje me dy ndeshje  në rastin rezultatit të barabartë. Sic ka konfirmuar sekretari i përgjithsëm i Uefas Giorgio Marchetti , institucioni i futbollit është i hapur për diskutime në lidhje me këtë ndryshim historik pasi kjo gjë është kërkuar nga shumica e trajnerëve. Arsyet kryesore besohen të jenë dy, fillimisht sepse të shënosh gol në fushë kundërshtare nuk është më aq e vështirë sa cka qenë kohë më parë, kur vështirësitë e udhëtimit dhe pregatitjes kanë qenë të shumta. Ndërkohë ky rregull lejon që nëse një ekip arrin të shënojë gol në fushën e kundërshtarit, në ndeshjen e kthimit kur do të luajë në stadiumin e tij, të mbyllet në mbrojtje dhe të “vrasë” spektaklin e lojës.

Mbështetësit e këtij propozimi kanë qenë të shumtë si Allegri i Juventusit, Ancelotti i Napolit, Emery i Arsenalit apo dhe Mourinho i Manchester United. Gji thashtu në këtë takim, trajnerët kanë folur për zgjerimin e përdorimit të VAR-it, dhe për unifikimin e mbylljes së merkatos së transferimeve në të njejtën kohë, përpara fillimit të të gjithë kampionateve.

Komento
Shperndaje