Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Udinese – Arrestohet Pablo Armero!

Udinese – Arrestohet Pablo Armero!
June 01
18:07 2016

Futbollisti i Udinese-s në telashe!

Kolumbiani Pablo Armero është arrestuar nga policia e Miami-t me akuzën e dhunës së ushtruar ndaj një femre që gjendej në një dhomë me të.

Detajet e ngjarjes së rëndë i tregon “NBC”: agjentët janë telefonuar nga “Hotel Metropolitan”, aty ku futbollisti ishte strehuar. Pasi mbërriti në dhomë, policia gjeti gruan duke qarë, e me një pjesë të shkulur të flokëve.

Armero është mbrojtur duke thënë se të dy ishin të pirë, e në kthimin në dhomë gruaja i kishte kërkuar vet t’i shkulte flokët. Një hipotezë e hedhur poshtë kjo nga gruaja, e cila deklaroi se dhuna e futbollistit kishte nisur në momentin që ajo kishte refuzuar kontaktin fizik.

Sipas informacioneve të deritanishme, Pablo Armero në fillim i ka shkulur varësen shoqërueses së tij, për t’i prerë flokët më pas me një palë gërshërë që ndodheshin në dhomën e hotelit.

Veprime këto që do ta detyrojnë të përballet me drejtësinë!

Etiketimet
Shperndaje