Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U largua nga stadiumi gjatë ndeshjes, habit trajneri i Tiranës: “Duhet të bëja darkën!”

U largua nga stadiumi gjatë ndeshjes, habit trajneri i Tiranës: “Duhet të bëja darkën!”
April 17
08:08 2018

Gjatë ndeshjes së fundit të Tiranës ndaj Pogradecit, trajneri it ë parës u largua nga stadiumi akoma pa përfunduar takimi.

I ftuar në programin, Proçësi Sportiv të Edi Manushit, Ze Maria ka treguar edhe arsyen që e çuan në braktisjen e skuadrës së tij.

Sa i vështirë rikthimi?
Ishte e vështirë, sepse të gjithë donin ta mundnin Tiranën. Jemi treguar të zotët dhe të përqendruar. Përgëzimet e mia për lojtarët për mënyrën si janë sjellë dhe si janë stërvitur për kaq kohë. Kishim 3 objektivë në fillim të sezonit, dy i arritëm.

Pse u largua në atë mënyrë nga ndeshja e fundit?
Pas ndeshjes duhet të shkoja në shtëpi, të bëja gati darkën, prandaj e kisha me ngut, të shkoja në shtëpi. Ishte momenti i lojtarëve, trajneri flet pak. Kur humbet, dhe kur fiton, duhet të flasë më pak. Duhet të festojnë djemtë. Janë çastet e tyre. Pas 8 muajsh, pas një pune të lodhshme, duhet të flisnin ata, gazetarët e kush ndodhej në stadium. Unë kam të gjithë kohën për të folur. Bëhet fjalë për gjëra që duhet t’i sqaroj me ato që i takojnë.

Ishte një notë proteste ai largim pas ndeshjes?
Siç e thashë, unë vij nga Italia, që nga futbolli, kam luajtur vetëm në veri të Italisë, ku mentaliteti është më i hapur. Atje gjërat janë më të sakta, më të përpikta. Njeriu ka rregullat e tij, është më i organizuar. Këtë gjë kam dashur të rrënjos në mendjet e lojtarëve të mi. Problemet më pas fillojnë në ambientet rreth skuadrës. Do e diskutoj me drejtuesit nëse do të vazhdoj apo jo më tej. Do i bëj këto sqarime kokë për kokë, me qetësi dhe pa ngut.

Burimi: Balkanweb

Shperndaje