Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, Hakan Sukur në kërkim nga policia

Turqi, Hakan Sukur në kërkim nga policia
November 26
16:18 2016

Ish-sulmuesi i famshëm i Turqisë, si dhe i Inter e Galatasaray, është shpallur në kërkim nga policia turke pas një mandat arresti të lëshuar ndaj tij, si i përfshirë në puçin e shtetit të organizuar disa muaj më parë.

Sukur kërkohet për t’u arrestuar, pasi autoritetet turke dyshojnë se ai ka qenë një prej bashkëpunëtorëve në atë që është quajtur organizatë terroriste, që kishte si synim rrëzimin e shtetit.

Mendohet se Sukur është arratisur prej disa muajsh në Perëndim, dhe fshihet në një nga vendet europiane.

Ndërkohë, babai i tij është dënuar me arrest shtëpie.

Sukur është një prej sulmuesve më të famshëm turq të të gjitha kohërave. Ai ka luajtur edhe me klube legjendare, si Inter e Galatasaray, në vitet 2000. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje