Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tronditet” Ibrahimoviç – ish trajneri Karlsson: Zlatan dopohej te Juventusi!

“Tronditet” Ibrahimoviç – ish trajneri Karlsson: Zlatan dopohej te Juventusi!
April 07
16:46 2016

Vërtet shokuese ka qenë deklarata e Ulf Karlsson, ish-trajnerit të Kombëtares Suedeze të Atletikës, që ka lënë shije të hidhur te futbolldashësit anembanë botës!

“Sipas meje, Zlatan Ibrahimoviç dopohej kur luante te Juventusi. Për 6 muaj ai shtoi plot 10 kilogramë! Fizikisht kjo është e pamundur”, – shprehet Karlsson për të përditshmen “Sport Bladet”.

Ai më tej rrëfen se kjo në të vërtetë nuk është një akuzë që i drejtohet shtatlartit suedez, i cili ka luajtur për ekipin e Juventusit nga viti 2004 deri në 2006-n, por shtrim i një çështjeje të rëndësishme si dopingu, në sportet në grup.

Për të mbështetur idenë e tij ai vazhdon më tej duke përmendur emrin e futbollistit tjetër të ekipit torinez në ato vite, Albin Ekdal, i cili shtoi 8 kg në 6 muaj.

“Ata kishin një mjek i cili u pezullua për 22 muaj”, – shton Karlsson, si për t’i “vënë kapakun” idesë së tij.

Çfarë mund të kenë menduar drejtuesit e Juventusit apo Zlatan Ibrahimoviç për këto fjalë? Vështirë t’i injorojnë, duke qenë se bëhet fjalë për dy emra të mëdhenj të futbollit.
Le të presim…