Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Triumfon Tirana, Pogradeci humbet në shtëpinë e tij

Triumfon Tirana, Pogradeci humbet në shtëpinë e tij
September 24
17:51 2017

Tirana ka triumfuar për herë të dytë në dy ndeshje në kampionat duke mposhtur 0-3 Pogradecin në transfertë. Ekipi kryeqytetas është gëzuae pasi kjo fitore e ndihmon atë për tu kthyer në Superiore.

Sentamu ka shënuar gol në fundin e pjesës së parë duke I dhënë avantazh bardhebluve, të cilët dominuan në fraksionin e dytë të lojës përballë vendsave që rrallëherë vunë në vështirësi Likën.

Ngoo dhe Sentamu përfituan nga pakujdesia e mbrojtjes vendase për të fituar në këtë duel.

Gjatë këtij takimi ka tërhequr vëmendjen një incident. Një tifoz i Pogradecit ka lëshuar nga tribuna një shishe me të cilën ka goditur mesfushorin Daja dhe e ka gjakosur atë.

Loja u mbyll me rezultatin 0-3 për Tiranën./Blitz.al/

Shperndaje