Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trajneri i Kosovës, Bunjaki, reagon kundër De Biasit: “Kërkesa jote, e papërshtatshme”

Trajneri i Kosovës, Bunjaki, reagon kundër De Biasit: “Kërkesa jote, e papërshtatshme”
July 15
13:08 2016

Është bërë me dije nga mediat kosovare se trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, pas një sezoni të suksesshëm në Kampionatin Europian, ka telefonuar të gjithë lojtarët e Kombëtares që vijnë nga Kosova për t’u thënë se duhet të zgjedhin nëse do të luajnë për Shqipërinë apo për Kosovën.

Por në një intervistë për “Koha Ditore”, trajneri i Kombëtares Kosovare, Albert Bunjaki, ka reaguar kundër këtij veprimi të De Biasit duke thënë se kjo kërkesë ka qenë e papërshtatshme dhe lojtarët janë ndier shumë keq që janë vënë përballë kësaj zgjedhjeje me afat njëditor.

“Nuk është në favorin e askujt kjo që ka bërë ai. Nuk është mirë as për futbollin e Shqipërisë dhe as për atë të Kosovës. Nuk ka ardhur ende vendimi i FIFA-s nëse ata mund të ndërrojnë apo jo skuadër”, – ka theksuar Bunjaki.

Komento
Shperndaje