Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trajneri anglez sulmon Xherdan Shaqirin: “Ai është turpi i ekipit, di vetëm të tundet”

Trajneri anglez sulmon Xherdan Shaqirin: “Ai është turpi i ekipit, di vetëm të tundet”
July 04
09:23 2018

Pas ndeshjes mes Sudeisë dhe Zvicrës, e cila përfundoi me rezultatin 1:0, trajneri i ekipit për femra të Anglisë Phil Neville ka sulmuar Xherdan Shaqirin. Ai e ka quajtur turp të ekipit të Zvicrës.

“Unë nuk jam tifoz i Shaqirit, ai ishte një turp në ekipin e Stoke, sjellja e tij ishte shokuese. Ata ishin joprofesional sezonin e kaluar, Stoke. Nuk ka dyshim dhe ai është shembulli për këtë. Ai mund të shënonte golin e turneut, por zgjodhi të jetë atje për tri ndeshje, të mos bëjë asgjë dhe vetëm të tundet. Të jem i sinqertë me ju, me të, lojtarë të tillë nuk mund të kem”, – ka thënë ai.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i një portal irlandez, i cili ka mbrojtur futbollistin shqiptar dhe ka goditur Phil, duke e quajtur komentin e tij qesharak.

Pikë së pari, Shaqiri nuk ishte një “turp” sezonin e kaluar. Në fakt, ai ishte lojtari më i mirë i Stoke. Në 36 ndeshje të Premier League, ai shënoi 8 gola dhe regjistroi 7 asistime. Shaqiri ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës. Ai gjithashtu u paraqit shumë mirën ë Kupën e Botës. 26-vjeçari ka vendosur barazimin e Zvicrës kundër Brazilit në ndeshjen e parë të turneut. Pastaj shënoi golin e fundit kundër Serbisë.

Phil Neville ka punuar si një ekspert në Premierligë sezonin e kaluar dhe është pjesë e ekipit të ekspertëve të BBC në Rusi. Ai paguhet për të parë ndeshje që përfshijnë Shaqirin dhe ende arrin të bëjë një deklaratë kaq qesharake”, shkruan portali irlandez “Sportsjoe”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje