Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Totti largohet? Claudio Ranieri e kërkon te Leicester City!

Totti largohet? Claudio Ranieri e kërkon te Leicester City!
March 17
20:58 2016

Sipas asaj që raporton gazeta “Corriere dello sport”, kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, do të largohet në fund të sezonit prej ekipit ku u rrit dhe luajti për gjithë karrierën.

Një vendim i marrë së fundmi nga lojtari, që përveç moshës së avancuar ka hasur probleme të mëdha me dëmtimet dhe me trajnerin gjatë këtij sezoni. Nuk dihet ende me siguri nëse do të “varë këpucët në gozhdë”, por sipas raportimeve të fundit thuhet se një ofertë e ardhur nga një ish-trajner i Tottit po e shtyn futbollistin ta mendojë mirë të ardhmen e tij.

Trajneri Claudio Ranieri, i cili me ekipin e tij të Leicester City-t po kryeson kampionatin anglez këtë vit, po bën të pamundurën për ta bindur Francesco Totti-n t’i bashkohet atij në Angli. Asi nën mëngë i trajnerit? Mundësia për të luajtur në Champions League vitin e ardhshëm!

“E meriton plotësisht homazhin që i dhuroi tifozeria në “Santiago Bernabeu”, – është shprehur Ranieri në një konferencë shtypi, duke iu referuar duartrokitjeve që tifozët spanjollë i dhuruan Totti-t në ndeshjen Real Madrid-Roma.

Me sa duket, ka ende ekipe që duan të përfitojnë nga eksperienca e Totti-t, tashmë 40-vjeçar, të cilit i duhet të vendosë sa më shpejt se ç’rrugë do të ndjekë në fund të sezonit, duke qenë se me shumë gjasa ekipi i Romës nuk do t’i ofrojë më rinovimin e kontratës.

Shperndaje