Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tottenham barazon me Chelsea! “Dhelprat” pushtojnë Anglinë!

Tottenham barazon me Chelsea! “Dhelprat” pushtojnë Anglinë!
May 02
23:25 2016

Tashmë është zyrtare: Leicester City shpallet kampion në Premier League!

Ëndrra e futbollistëve të ekipit, e një qyteti të tërë dhe e miliona dashamirësve të futbollit anembanë botës bëhet realitet: Claudio Ranieri dhe grupi i tij arrijnë të shkruajnë emrat e tyre në historinë e futbollit!

Barazimi i skuadrës së Tottenham me rezultatin 2 me 2 përballë Chelsea, i dha fund shpresave të londinezëve të Tottenham për t’ju afruar akoma më shumë ekipit kryesues.

45 minutat e para të përfunduara me rezultatin 0-2 krijuan përshtypjen se futbollistët e Chelsea nuk kishin fuqinë për t’i bërë ballë ekipit të trajnerit Mauricio Pochettino, por pjesa e dytë tregoi të kundërtën. Golave të Harry Kane (’35) dhe Heung Min-Son (’44) iu përgjigjën Gary Cahill (’58) dhe Eden Hazard (’83) i cili ishte ai që bëri lëvizjen e fundit për t’ja dorëzuar kupën e kampionatit anglez Leicester Cityt!
2 javë nga përfundimi i kampionatit Leicester ndodhet 7 pikë para Tottenham-it të vendit të dytë, me 70 pikë.

Një aventurë e mrekullueshme kjo e përfunduar me sukses, që vështirë të përsëritet së shpejti.

Urtësia e trajnerit italian Ranieri dhe dëshira e vullneti i lojtarëve të ekipit janë dëshmia e qartë se në futbollin e sotëm Eurot nuk janë gjithçka; me punë arrihen rezultate të mëdha!

Leiccc