Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tirana Marathon” më 9 tetor, një mundësi argëtimi dhe ushtrimi aktiviteti sportiv

“Tirana Marathon” më 9 tetor, një mundësi argëtimi dhe ushtrimi aktiviteti sportiv
September 29
11:39 2016

Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Sporteve Profesionale dhe Komunitare, me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatën e Atletikës, organizojnë “Maratona e Tiranës” më 9 tetor. Tri janë kategoritë që do të mundet të përfshihen: nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, paraplegjikët dhe çdo qytetar shqiptar dhe i huaj.

Maratona do të nisë në qendër të qytetit të Tiranës, përballë Muzeut Historik Kombëtar për të vazhduar përgjatë Rrugës së Durrësit, Sheshin te Zogu i Zi, Rr. Dritan Hoxha, Sheshi “Shqiponja”, Rr. 29 Nëntori, deri pas mbi kalimit të Rinasit.

Sa i takon procedurës së regjistrimit, regjistrimi për pjesëmarrje do të kryhet në formatin elektronik të Maratonës, ëëë.maratonaetirane.al dhe në tre çadrat që do vendosen në tri pika strategjike të qytetit.

Kjo maratonë cilësohet si një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet. Veç kësaj, shërben si mundësi për krijimin e traditës sportive në Tiranë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje