Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tifozët kundër C. Ronaldo-s: “Ik në Kinë!”

Tifozët kundër C. Ronaldo-s: “Ik në Kinë!”
January 19
16:47 2017

Humbja e pabesueshme në Kupën e Mbretit përballë Celta Vigo-s ka rihapur një plagë të vjetër që nuk ishte mbyllur plotësisht mes tifozerisë së Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo-s.

Rreth dy vite më parë, portugezi reagoi ashpër ndaj fishkëllimave të tifozëve, duke i sharë ata. Edhe dje, pas një paraqitjeje zhgënjyese, Ronaldo u kritikua sërish nga një pjesë e tifozerisë.

Me shumë mundësi i ka dëgjuar të gjitha llojet e komenteve kundër, por këtë të fundit nuk mund ta imagjinonte.

“Më mirë ik në Kinë!” – ka qenë një thirrje që me siguri nuk i ka pëlqyer aspak futbollistit madrilen.  

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, menaxheri i tij Jorge Mendes u shpreh se kishte refuzuar një ofertë marramendëse nga Kina, ku sulmuesi portugez do të përfitonte 100 milionë euro në sezon.

Mendoni se do të ndërrojë mendje nga thirrja e tifozit? Vështirë duket… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje