Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tifozat Kuq e Zi mesazh Lorik Canës: Na fal që s’do jemi sot për ty, por na detyruan!

Tifozat Kuq e Zi mesazh Lorik Canës: Na fal që s’do jemi sot për ty, por na detyruan!
October 09
19:38 2017

Siç mund ta keni lexuar në media ditën e sotme në ndeshjen e Shqipërise me Italinë, kapiteni Lorik Cana do të mbyllë kapitullin e tij të një karriere të gjatë si lojëtar i skuadrës së Kombëtares dhe mbajtjen e titullit të kapitenit.

Tifozat Kuq e Zi nuk janë lejuar nga FSHF për të marrë pjesë në ndeshjen e sotme. Ata kanë menduar që me anë të Facebook t’i japin një mesazh kapitenit Cana pak orë përpara ndeshjes.

“Faleminderit Kapiten! Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan! Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti! P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!” – kanë shkruar ata.

Ky mesazh me shumë mundësi ka emocionuar kapitenin Cana. /Blitz.al/

 

Shperndaje