Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thyhet rekordi në mënyrë spektakolare, sërfisti kalon dallgën “Big Mama”, 35 metra të lartë

Thyhet rekordi në mënyrë spektakolare, sërfisti kalon dallgën “Big Mama”, 35 metra të lartë
January 23
14:46 2018

Ajo që ka bërë Hugo Vau është diçka e pabesueshme dhe spektakolare. Mendohet se ai ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm ku ka arritur të kalojë një dallgë prej 35 metrash. Dallga supergjigande në Nazare të Portogalisë ishte diçka që nuk ishte parë asnjëherë më parë.

Ajo u quajt dallga “Big Mama” dhe nga raportimet u tha se ishte afërsisht 35 metra e lartë. Në qoftë se matjet do të rezultojnë të sakta dhe do të konfirmohen, sërfisti do të mund të fitojë dhe kalojë mbajtësin aktual të rekordeve botërore Gines, Garet MvNamara që kaloi një dallgë 23 metra të lartë në Praia do Norte në 2011-ën.

Mendohet se vala rekord është regjistruar të mërkuren e datës 17 janar dhe duhet të verifikohet nga World Surfing League që të kalojë në Librin e Rekordeve të Ginesit. Këto valë kaq gjigande e kanë ndihmuar gjithashtu vendin të bëhet një atraksion për turistët.

Imazhet që vijnë nga Nazare kujtojnë skenën finale të “Point Break”, filmit me Keanu Reeves dhe Patrick Swayze që vendosi të përballet me stuhinë që ndodh një herë në pesëdhjetë vjet dhe rrezikon jetën e tij, duke u zhdukur në oqean. /Blitz.al/

Shperndaje