Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thierry Henry: Më mirë fitore si e Shqipërisë, sesa titulli pa shkëlqim i Portugalisë

Thierry Henry: Më mirë fitore si e Shqipërisë, sesa titulli pa shkëlqim i Portugalisë
July 11
13:00 2016

Legjenda e Futbollit Thierry Henry, i ftuar në studion e emisionit britanik BBC në rolin e analistit për Kampionatin Europian është shprehur me jo pak rezerva për fitoren e Portugalisë.

Ai ka thënë se një fitore entuziaste si ajo e Shqipërisë në një stadium të veshur kuqezi dhe që këndonte shqip, e që bëri krenar një popull të tërë,  është më mirë sesa titulli europian i fituar pa shkëlqim nga Portugalia. Henry e ka kritikuar faktin që një skuadër si Portugalia, që arriti të kalonte fazën e grupeve me tre barazime, arriti të triumfonte në Euro 2016.

“Kur lejon vendin e tretë të grupit të kualifikohet, skuadrat e kanë të qartë që edhe tre barazime mund të mjaftojnë. Megjithatë, jam më tepër i lumtur të shoh Shqipërinë kur fiton ndeshjen apo atë çfarë bëri Islanda në Euro 2016. Mendoj se rregullat e reja mbytën fazën e grupeve në Europian”.

Ish-lojtari i Juventusit e ka lavdëruar Shqipërinë edhe herë të tjera, si në përballjen me Zvicrën dhe Francën. Henry vlerësoi edhe fitoren e Shqipërisë me Rumaninë, duke e cilësuar “një sukses të madh në Europian”, ndërsa analizoi edhe shanset e pakta të Kombëtares për të kaluar fazën e grupeve, për shkak të golavarazhit negativ me dy gola.

Komento
Shperndaje