Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thibaut Courtois: Pas një sezoni të vështirë, sot ndihem shumë mirë!

Thibaut Courtois: Pas një sezoni të vështirë, sot ndihem shumë mirë!
August 04
18:35 2016

Thibaut Courtois pranon se më në fund ndihet i lumtur me situatën që po kalon te Chelsea, nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte dhe stafit të tij.

Pas një sezoni të kaluar në vështirësi, portieri belg bëri paraqitjen e tij të parë të plotë në ndeshjen e djeshme të fituar me rezultatin 3 me 1 përballë ekipit të Milan-it, për “International Champions Cup”.

“Po shkon shumë mirë. Kam një trajner të ri portierësh dhe gjithçka është në rregull. Ndihem i qetë dhe besoj se e patë të gjithë sot kur bëra disa pritje të mira”, – shprehet 24-vjeçari në intervistën pas ndeshjes, si për të hedhur pas krahëve edhe periudhën e vështirë të sezonit të kaluar ku për shkak dëmtimi humbi disa javë rresht, që nuk e ndihmuan aspak Chelsea-n të ngjitej më sipër se vendi i 10-ë të klasifikimit, plot 31 pikë pas kampionëve të Leicester.

Për trajnerin Conte ai vazhdon të mbetet numri 1 i portës së “Bluve të Londrës”. /Blitz.al/

Komento