Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tension mes C. Ronaldo-s dhe trajnerit Zidane: Ju tallni b*** me mua!

Tension mes C. Ronaldo-s dhe trajnerit Zidane: Ju tallni b*** me mua!
September 26
18:49 2016

Marrëdhënia e Cristiano Ronaldo-s me trajnerin Zinedine Zidane duket se ka pësuar një krisje.

Gjatë ndeshjes së fundit të mbyllur me rezultatin 2 me 2 përballë modestëve të Las Palmas, portugezi nuk ka mbetur aspak i kënaqur me zëvendësimin, gjë që është vënë re nga fjalët e tij kundrejt trajnerit.

“Përse më zëvendëson? Bëj gjithçka për të shënuar golin e avantazhit, ndërsa ju tallni b*** me mua. Mbeten edhe 20 minuta lojë… 20 minuta”, – ka thënë Ronaldo duke dalë nga fusha, bazuar në pamjet e kapura nga kamerat e “Cuatro”-s.

Gjithashtu, sipas informacioneve të dala nga kampi madrilen, thuhet se sulmuesi nuk e ka lënë me kaq, por i është drejtuar presidentit Florentino Perez me anë të një mesazhi për t’i shfaqur shqetësimin e tij.

“Kështu jo! Kjo nuk është një gjë e mirë!” – mendohet se ka qenë mesazhi i Ronaldo-s, sipas “Mundo Deportivo”. /Blitz.al/

zizuron

Shperndaje