Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tenis – zyrtarizohet data e rikthimit të Maria Sharapova-s

Tenis – zyrtarizohet data e rikthimit të Maria Sharapova-s
January 11
15:32 2017

Maria Sharapova, e cila fillimisht u dënua me 2 vjet përjashtim, që më pas u reduktua në 15 muaj, për arsye se rezultoi pozitive në testet antidoping, do të rikthehet zyrtarisht në fushë në muajin prill, në turneun e Shtutgartit.

Ka qenë vetë “Porsche” – sponsori zyrtar i turneut dhe i tenistes ruse – ai që ka dhënë lajmin e bujshëm.

“Turneu i Shtutgartit është ndër të preferuarit e mi dhe mezi po pres të përjetoj dashurinë e tifozëve të mi, duke bërë atë që dashuroj”, – është shprehur 29-vjeçarja.

Gjatë periudhës së skualifikimit, e cila do të mbarojë më 26 prill, Sharapova ka marrë pjesë në disa turne amatore dhe gjithashtu e shfrytëzoi kohën për të studiuar për biznes në Harvard. /Blitz.al/

Shperndaje