Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tenis, nxehet beteja për numrin 1. Murray, një hap larg Djokoviç

Tenis, nxehet beteja për numrin 1.  Murray, një hap larg Djokoviç
October 31
12:22 2016

Disa muaj më parë, nuk mund të mendohej se dikush mund t’i merrte nr.1 serbit Novak Djokoviç pas paraqitjeve të tij brilante të 2 viteve të fundit.

Por kohët tashmë kanë ndryshuar. Dhe është britaniku Andy Murray i cili po kalon një formë fantastike, duke fituar disa “slame” përgjatë këtij sezoni dhe rrezikuar realisht nr. 1 të botës Djokoviç, për t’i marrë atij fronin e tenisit për meshkuj.

Për të ardhur në këtë situatë ka ndikuar edhe tërheqja së fundmi nga turnetë e Novak, i cili ka pasur disa probleme në shpatull, gjendje që ka ndikuar në formën e tij jo të mirë dhe mosangazhimin maksimal deri në fillim të 2017-s.

Por si mund të bëhet Murray nr. 1 në botë?

Ka dy rrugë. Nëse Murray fiton titullin në Paris në fund të këtij sezoni dhe Novak nuk arrin finalen. Ose nëse Murray arrin finalen dhe Djoko nuk arrin gjysmëfinalen.

Në rast se realizohet njëra nga 2 hipotezat e mësipërme, viti do të mbyllet me një lider të ri në botën e tenisit për meshkuj. /Blitz.al/

djokovic-murray

Komento
Shperndaje