Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit
  • Tronditen bizneset Call Center. Kalohet ligji i ri nga senati italian Asaj që i frikësoheshin të gjitha bizneset shqiptare të Call Center sapo ka ndodhur. Senati italian ka miratuar sot ligjin për bizneset Call Center që operojnë jashtë territorit italian dhe...
  • CIA vjen në Tiranë Drejtori i CIA-s (Central Inteligence Agency) amerikane, John Brennan, ka mbërritur në Tiranë, ku është takuar me presidentin Nishani e kryeministrin Rama. Mësohet se Brennan ka diskutuar me autoritetet tona...
  • Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve Një tjetër operacion i karabinierisë italiane në zonën e Ternit në Itali ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Shqiptarët e moshave 37 dhe 34-vjeçare...
  • Ukrainë, nuk shkuan për ta zëvendësuar, vdes i ngrirë ushtari… I priti ushtarët e tjerë për një kohë të gjatë, me shpresën se nga momenti në moment do të vinin për ta zëvendësuar, por askush nuk u shfaq. Kështu humbi...
  • LIBRA dorëzon në Kuvend nismën për minimumin jetik Partia e krijuar një muaj më parë, LIBRA, ka dorëzuar në Kuvend një nismë për minimumin jetik. Kjo nismë u prezantua nga deputetja e kësaj partie, Mimoza Hafizi, e cila...
  • Lutfi Dervishi: Gazetarët sot u ngjajnë hienave! Në një shkrim të tij, analisti Lutfi Dervishi ka trajtuar aktualitetin në Shqipëri në këto momente dhe mënyrën e pasqyrimit të lajmeve të përditshme nga mediat në vend, çka sipas...
  • Laborantët-Beqajt: Tërhiqu nga koncesioni! Laborantët që operojnë në spitalet shtetërore shqiptare kanë protestuar në shumicën dërrmuese të spitaleve tona, duke i kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të tërhiqet nga dhënia me koncesion e...
  • Rama ironizon PD-në. Komentuesja: Një surrat keni të gjithë ju   Kryeministri Rama ka ironizuar PD-në dhe kreun e saj Basha përmes një statusi në Facebook-un e tij personal. “Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA-të, gënjejnë të gjithë veç Lulit...
  • Basha takon Merkel Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë që Merkel drejton në Gjermani. Basha e ka falënderuar kancelaren për ndihmën...
  • Krujë, gjendet i vdekur në banesë 40-vjeçari Një 40-vjeçar nga Kruja është gjendur i pajetë në banesën e tij. I identifikuar si Tonin Dobrozi, viktima raportohet se nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe sipas ekspertizës...

Tenis – Argjentina bën histori

Tenis – Argjentina bën histori
November 28
14:44 2016

Argjentina ka bërë histori në tenis, pasi ka fituar për herë të parë në histori kupën Davis Cup në finale përballë Kroacisë, madje duke kthyer rezultatin nga 1-2 në 3-2 në rezultatin e përgjithshëm në ndeshjet tek dhe çift.

Vendimtare për këtë fitore kanë qenë ndeshjet tek të dy tenistëve Juan Martin Del Potro dhe Leonardo Mayer, që mundën respektivisht Marin Cilic dhe Ivan Dodig.

Përballja mes Del Potro e Cilic ishte më tepër epike, pasi zgjati gati 4 orë e 53 minuta në total, me plot 5 sete.

Del Potro triumfoi 3-2 pasi kishte humbur 2 setet e para me shifrat 6-7, 2-6, por më pas është rikthyer në 3 setet e tjerë duke fituar 7-5, 6-4, 6-3.

Argjentina kishte qenë edhe më parë disa herë finaliste e këtij turneu, por pa arritur ta fitojë atë.

Ndeshjet u ndoqën edhe nga ylli argjentinas i futbollit, Diego Armando Maradona.

Davis Cup është njësoj si kampionati botëror në futboll për tenisin. Ka nisur që prej vitit 1900 dhe në të marrin pjesë të gjitha shtetet me tenis të zhvilluar në botë. SHBA-të kanë fituar më tepër trofe përgjatë historisë, plot 32, ndërkohë që për Argjentinën kjo ishte fitorja e parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje