Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tefik Osmani kërkon pikë në Beograd: “Kemi qenë më lart se kundërshtarët, pse mos mendojmë për rezultate pozitive?”

Tefik Osmani kërkon pikë në Beograd: “Kemi qenë më lart se kundërshtarët, pse mos mendojmë për rezultate pozitive?”
October 30
13:22 2017

Pas fitores kundër Luftëtarit, Skëndërbeu është i përqëndruar tek ndeshja e radhës në Europë, përballë Partizanit të Beogradit.

Në një takim të vështirë në transfertë, bardhekuqtë do të kërkojnë të marrin maksimumin për të mbajtur lart synimet për objektivin e këtij sezoni. Për Tefik Osmanin bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë si gjithë të tjerat, ndërsa nuk e sheh si të pamundur marrjen e një rezultati pozitiv duke parë edhe përballjet e tjera.

Përsa i përket ndeshjes me Partizanin e Beogradit ai është shprehur për Panorama Sport se do jetë një ndeshje e vështirë por ata shpresojnë se do ja dalin.

“Unë e kam thënë edhe herë të tjera që në kompeticione të tilla të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kjo, edhe duke parë faktin që të gjitha ekipet në grupin tonë kërkojnë të kapin vendin e dytë në renditje. Duhet të kemi parasysh se do të luajmë në transfertë”.

Më tej, i pyetur nëse do të arrijnë të fitojnë kundër Beogradit, Osmani ka thënë: “Me lojën që kemi treguar, duke luajtur ballë për ballë me çdo kundërshtar besoj se po. Ne kemi treguar se kemi luajtur si të barabartë me ta, madje kemi qenë edhe më lart në lojë. Përse të mos mendojmë dhe të shkojmë atje për të marrë rezultat pozitiv, por më mirë t’ia lëmë fushës.”/Blitz.al/

Shperndaje