Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të shtunën kryendeshja e Serisë A, Milan – Juventus

Të shtunën kryendeshja e Serisë A, Milan – Juventus
April 08
16:33 2016

Të shtunën në mbrëmje do të përballen në “San Siro” Milan e Juventus, një super përballje. Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë me dëshirën e madhe për të fituar në këtë fazë, sidomos skuadra e Juventusit, e cila do të bënte një hap akoma më të madh drejt titullit kampion.
Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajloviç, e ka pranuar se skuadra e tij nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj liderit, Juventusit, në përballjen se së shtunës mbrëma.

“Ne do të përballemi me skuadrën më të fortë në Serinë A në momentin më të rëndësishëm për ne, që kërkojmë një vend në garat europiane”, – ka thënë Mihajloviç.
“Pres nga lojtarët që të luajnë me krenari dhe të japin gjithçka në fushë. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Juventusit dhe të përfundojmë sa më mirë sezonin”, – shtoi trajneri Milanit.
“Kam respekt të madh për Juventusin. Ata hyjnë në fushë me një dëshirë të madhe që të fitojnë çdo ndeshje, janë model për çdo skuadër”,- përfundoi Mihajloviç.
Ndërkohë, nga ana tjetër, trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri është shprehur:
“Jam dakord me Mihajloviç, i cili thotë se Juve është shembull për t’u marrë për sa i përket shpirtit që tregon në fushë. Skuadra jonë ka vlera të rëndësishme përtej atyre teknike. Ka vlera morale dhe këto bëjnë diferencën. Dybala nuk do të luajë, por nuk është e thënë që Mandzukic e Morata ta nisin ndeshjen të dy si titullarë.
Nesër do të kemi një ndeshje të bukur ku nuk ka rëndësi klasifikimi. Ne kemi detyrimin për të bërë një ndeshje të madhe dhe nëpërmjet paraqitjes tonë të arrijmë te rezultati. Rezultati ynë dhe objektivi për momentin duhet të jetë kampionati. Nesër Milani do të jetë gati për t’u përballur me ne dhe për të na krijuar vështirësi.
Në futboll kanë rëndësi rezultatet. Mihajloviç po shfaqet mirë duke pasur parasysh që është sezoni i parë. Dihet që të arrish në krye të kampionatit nuk është e lehtë me skuadra si Juve, Roma, Napoli e Fiore përpara teje. Ka ende 7 ndeshje dhe mund të kenë mundësinë për të arritur në vendin e katërt”.

Shperndaje