Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjithë në pritje të bukuroshes Maria Sharapova

Të gjithë në pritje të bukuroshes Maria Sharapova
November 16
11:51 2016

Pas një periudhe pezullimi prej 1 viti nga tenisi profesional, për shkak të përfshirjes në skandalin e dopingut, të tenistes ruse Maria Sharapova, nuk është e largët dita kur ajo do të kthehet në fushë.

Më 26 prill të vitit 2017, Sharapova pritet të rikthehet në fushë, pas një mungese të gjatë, në të cilën i ka munguar publikut me lojën e saj. Pa harruar këtu pamjen e saj të një ruseje tipike simpatike, duke bërë për vete mijëra fansa në të gjithë botën.

Fituese e 5 “grand slameve” në karrierën e saj, Sharapova rezultoi përdoruese e substancës së meldoniumit në slamin e Australisë këtë vit dhe pas këtij skandali u pezullua nga fushat e tenisit profesional.

Por Sharapova nuk ka humbur asnjë moment nga pezullimi, duke vijuar praktikën e tenisit, ndërkohë është regjistruar edhe në degën e biznesit në Harvard, si dhe ka hapur linjën e saj të ëmbëlsirave “Sugarpova”.

Tashmë mbetet të presim në fushë “ëmbëlsirën” Maria.  /Blitz.al/

sharapova-1

Tennis player Maria Sharapova laughs while practicing on center court prior to the start of the Rogers Cup at the Rexall Centre in Toronto on Sunday, Aug. 16, 2009. (AP Photo/The Canadian Press, Darren Calabrese) Toronto Tennis

Komento
Shperndaje