Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjithë do të munden të ndjekin finalet e Champions dhe Europa League falas! Ja se ku…

Të gjithë do të munden të ndjekin finalet e Champions dhe Europa League falas! Ja se ku…
May 13
10:24 2016

Transmetimi i ndeshjeve të dy kompeticioneve të futbollit tepër të ndjekura si Champions dhe Europa League janë kthyer në “mollë sherri” midis televizioneve të ndryshme, të cilat garojnë për marrjen e ekskluzivitetit të transmetimit të tyre. Ky është një fenomen që sa vjen e shtohet në të gjitha vendet e Europës, por edhe më gjerë. Zakonisht këto ndeshje janë pjesë e paketave të posaçme për të cilat teleshikuesit duhet të paguajnë një shumë jo të vogël parash.

Mirëpo, duket se një zgjidhje ka ardhur edhe për këtë problematikë nga vetë drejtuesit e këtyre kompeticioneve. Të dyja finalet, si ajo e Champions League, por edhe ajo e Europa League, do të transmetohen “live”, pa pagesë, në Youtube, si dhe në faqet e tyre zyrtare njëkohësisht.

Kështu që, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të kenë një paketë transmetimi të finaleve në shtëpitë e tyre, mjaftojnë të hapin kanalin Youtube në 18 maj për finalen e Europa League dhe në 28 maj për finalen e Champions League.

 

Komento