Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

TAS “hedh poshtë” Joseph Blatter-in, qëndron në fuqi dënimi…

TAS “hedh poshtë” Joseph Blatter-in, qëndron në fuqi dënimi…
December 05
18:55 2016

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka refuzuar apelin e ish-presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter, për skualifikimin prej 6 vitesh lidhur me skandalin e marrjes së ryshfeteve.

“E kam të vështirë ta pranoj këtë vendim. Kam shpenzuar 41 vite në FIFA dhe kam mësuar se në sport mund të fitosh, por edhe mund të humbasësh. Gjithsesi jam mirënjohës për vitet e kaluara dhe për realizimin e idealeve të mia futbollistike”, – shprehet Blatter pas vendimit.

Kujtojmë se 80-vjeçari u dënua për miratimin e një shume prej 2 milionë eurosh për Michel Platini, lidhur me disa seminare këshilluese. Por nuk është vetëm kjo çështja në të cilën është përfshirë zvicerani, pasi mbeten të hapura dosjet për disa bonuse që i ka dhënë vetes apo për shitjen e të drejtave televizive. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje