Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Talenti Fabian Duro përzgjidhet nga Bayern Munchen

(Video) Talenti Fabian Duro përzgjidhet nga Bayern Munchen
October 24
13:44 2016

Për të një javë më parë shkroi një nga mediat më të njohura në botë si “Daily Mail”. Fabian Duro javën e kaluar ka tërhequr vëmendjen e  zëvendëstrajnerit të Bayern Munchen-it, Paul Clement, me talentin e tij në “freestyle”. Clement, duke shëtitur në rrugët e qytetit, ka ndaluar për ta filmuar. Fabiani tashmë i tregon aftësitë e tij me topin jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë ku sporti që ai ushtron është shumë i zhvilluar dhe i pëlqyer.

Pasi ka tërhequr vëmendjen e Paul Clement, Fabiani ka dhënë shfaqje për ekipin e Bayern Munchen para stërvitjes. Përmes një statusi në Facebook, talenti shqiptar i “freestyle” ka rrëfyer emocionet e prezantimit me lojtarët dhe Ancelottin. Ai tregon se ata e kanë duartrokitur dhe përqafuar.

“Sot kam bërë shfaqje për ekipin e Bayern Munchen para stërvitjes. Dita më e bukur e jetës sime, padyshim. U prezantova nga Ancelotti për ekipin e Bayern-it dhe të gjithë lojtarët më përqafuan dhe duartrokitën. Mora dhe disa dhurata. Kam shumë video dhe foto që do të postohen në të ardhmen”,- shkruan Fabiani në Facebook./Blitz.al/

Komento
Shperndaje