Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Suso i bën bisht premtimit, nuk kthehet në shtëpi më këmbë

Suso i bën bisht premtimit, nuk kthehet në shtëpi më këmbë
November 21
13:34 2016

Edhe pse kishte premtuar se nëse shënonte 2 gola në përballjen derbi mes Interit e Milanit do të kthehej në shtëpi më këmbë, sulmuesi kuqezi Jesus Suso u ka bërë bisht fjalëve të thëna më parë.

Pas ndeshjes, kur gazetarët e kanë ngacmuar për këtë deklaratë të tij, Suso është shprehur: “Ajo që thashë vlente vetëm në rast fitoreje. Është më ndryshe. E mendoja si shumë të vështirë, thuajse të pamundur të shënoja 2 gola në derbi”.

Duket se Suso është trembur të përshkojë, pas kilometrave të ndeshjes, edhe 45 km të tjerë, që është distanca nga “San Siro” në Milanello, atje ku ai banon.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje