Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supersfida Manchester City – PSG, ka vetëm një vend për në gjysmëfinale (Foto)

Supersfida Manchester City – PSG, ka vetëm një vend për në gjysmëfinale (Foto)
April 12
20:27 2016

Pas ndeshjes së parë të luajtur në “Parc des Princes”, e cila përfundoi me rezultatin 2-2, gjithçka mbetet e hapur sot në “Etihad Stadium” të Manchester City-t. Dy skuadra që në ndeshjen e parë kanë dhuruar spektakël në fushën e lojës e që pritet ta bëjnë edhe sot në një ndeshje të hapur, ku ka vetëm një biletë për në gjysmëfinale.
Ja çfarë kanë thënë trajnerët respektivë.

Manuel Pellegrini

“Ekipi im është i përgatitur për të shënuar dhe i gatshëm për të luajtur. Nëse mendojmë se na duhet një 0-0 për të kaluar më tej mendoj se do ta humbim lojën sepse nuk është mënyra që ne luajmë normalisht. Çdo ndeshje është e ndryshme. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në kompeticionet e ndryshme këtu në Angli, është shumë e rëndësishme tani që ne luajmë ndeshjen e dytë ndaj PSG-së. Ne luajtëm një ndeshje shumë të barabartë në Paris dhe do ta tregojmë edhe sot nivelin tonë, ashtu siç bëmë në ndeshjen e parë”.

Laurent Blanc
“Kemi analizuar disa gabime që bëmë në ndeshjen e parë, sidomos në fazën mbrojtëse nuk ishim kompaktë aq sa duhet. Lejuam shumë hapësira për Manchester City-n dhe me lojtarët që ata kanë në sulm hapin gjithmonë probleme. Ne duhet të performojmë në maksimumin tonë,  në nivelin më të lartë të mundshëm, sigurisht më mirë se në ndeshjen e parë. Në çdo rast na duhet të shënojmë një gol më shumë sesa PSG”.

.

Komento
Shperndaje