Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supersfida e titullit Skënderbeu – Partizani

Supersfida e titullit Skënderbeu – Partizani
May 13
17:08 2016

Sonte në qytetin juglindor të Korçës luhet kryendeshja e superligës shqiptare, ajo midis Skënderbeut dhe Partizanit. Dy ekipe që gjatë gjithë vitit kanë rivalizuar me njëri -tjetrin. Skënderbeut do t’i mjaftonte vetëm një barazim për t’u shpallur kampion, duke ditur diferencën +5 pikë nga Partizani, me mbështetjen maksimale të tifozerisë, në një stadium që do të jetë i mbushur plot.

“Ne do të luajmë me qëllimin që skuadra të jetë e përqendruar në fushë dhe të kërkojë rezultatin e duhur dhe këtu kam parasysh fitoren. Gjithashtu, është një ndeshje prestigji mes dy ekipeve”, – ka theksuar mes të tjerash në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa. Nga fjalët e tij duket qartë se bardhekuqtë do të zbresin sot në fushë për një fitore bindëse dhe jo për barazimin, që gjithsesi do t’u bënte punë. Ndërkohë për trajnerin e Partizanit Agostineli kjo ndeshje është si një finale.

“Duhet të jetë Partizani që kemi parë gjithmonë në fushë, ai Partizan që ka luajtur me vendosmëri dëshirë dhe uri”.

 

Shperndaje