Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Superliga – I lihen tifozët jashtë stadiumit. Tirana denoncon ngjarjen.

Superliga – I lihen tifozët jashtë stadiumit. Tirana denoncon ngjarjen.
September 11
20:48 2016

Klubi i Futbollit Tirana bën një denoncim publik për skandalin (sipas tyre) të ngjarjeve të ndodhura në Laç.

Sot u luajt ndeshja Laçi-Tirana e vlefshme për javën e dytë të Superligës shqiptare, e cila u mbyll me rezultatin 0-0, por ajo që ka ndodhur me tifozët miq i ka lënë të pakënaqur tiranasit.

Nëpërmjet një shkrimi të postuar në faqen e saj në Facebook, KF Tirana denoncon lënien jashtë të një pjese të tifozerisë bardheblu. Sipas tyre, nga ekipi pritës dhe nga policia nuk është respektuar rregullorja e lënies së 5% të vendeve të stadiumit për tifozerinë mike, duke futur vetëm 120, nga 150 të tillë.

“5% e stadiumit të Laçit është baraz me 150 tifozë, në një sektor që ka më tepër hapësirë se kaq dhe është licensuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për tifozerinë mike, për një stadium me kapacitet 3 mijë vendësh.” – shkruhet në denoncimin e Tiranës.

Sipas kryeqytetasve ky ka qenë një akt provokues dhe i bën thirrje FSHF-së të marrë masa. /Blitz.al/


Shperndaje