Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Super Mario” në ceremoninë përmbyllëse të Rio 2016

August 22
12:32 2016

Lojërat Olimpike Rio 2016 kanë përfunduar me një ceremoni spektakolare dhe flamuri Olimpik i është dorëzuar Tokios, vendit ku do të zhvillohen lojërat e ardhshme olimpike në vitin 2020.

“Ishte një olimpiadë e mrekullueshme në një qytet të mrekullueshëm, “është shprehur shefi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach. “Për mbi 16 ditë, një Brazil i bërë njësh frymëzoi botën në një kohë të vështirë për të gjithë, me gëzimin e tij të papërmbajtshëm për jetën.”

Ceremonia e mbylljes ka zgjatur rreth 3 orë  pas 16 ditësh garash me mbi 26 kombe pjesmarrëse dhe 11 303 sportistë përqfaqësues. Një nga momentet më argëtues dhe emocionues ishte shfaqja e kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe , i veshur si personazhi i lojës kompjuterike “Super Mario”. Abe është shfaqur nëpërmjet një tubi që në mënyrë simbolike përfaqësonte rrugët e lidhjes mes Rio De Zhaneiros dhe Tokios ku do të zhvillohet edicioni i ardhshëm./Blitz.al/

Shperndaje