Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sunday Express”: Max Allegri, marrëveshje me Arsenalin

“Sunday Express”: Max Allegri, marrëveshje me Arsenalin
March 05
10:19 2017

Trajneri Massimiliano Allegri që prej fundit të vitit të kaluar  bisedon me drejtuesit e Arsenalit për të marrë drejtimin e klubit anglez në sezonin e ardhshëm.

Të paktën kështu shprehet “Sunday Express”, e cila shkruan se trajneri i kampionëve të Italisë është në pritje të vendimit përfundimtar të Arsene Wenger, i cili ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do të firmosë një kontratë edhe për 2 vite të tjera apo do të largohet.

Drejtuesit e klubit londinez duan të jenë të përgatitur në çdo rast e për këtë, krahas pritjes së përgjigjes përfundimtare të 67-vjeçarit, i cili do t’i bëjë gjërat e qarta deri në fund të muajit, ata kanë arritur një marrëveshje me italianin.

Pavarësisht deklaratave të trajnerit livornez se ai është i lumtur tk bardhezinjtë si dhe ka një kontratë që do ta respektojë, zërat për mosmarrëveshjet me disa prej veteranëve të ekipit i vështirësojnë gjërat.

Sipas informacioneve të para, jo vetëm që është arritur marrëveshja me Arsenal, por Allegri-t i është kërkuar një listë lojtarësh të cilët ai do t’i dëshironte në ekipin e tij të ri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje