Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stoli i Interit: Pioli apo Marcelino? Emri i fundit, Zola

Stoli i Interit:  Pioli apo Marcelino?  Emri i fundit, Zola
November 05
17:45 2016

Disa ditë pas shkarkimit të teknikut holandez De Boer, drejtuesit e Interit ende nuk kanë vendosur për fatin e pankinës zikaltër.

Do të jetë ish-tekniku lacial Pioli që do të marrë drejtimin? Ai është emri më i përfolur për momentin.

Gjithashtu ish-trajneri i Villareal, Marcelino, së bashku me Hidding janë 2 alternativa të tjera.

Por surpriza e orëve të fundit është Gianfranco Zola, ish-fantazisti i kombëtares e Napolit, si dhe trajner i West Ham, Watford e Cagliarit.

Problemi në të gjitha rastet është se drejtuesit e Interit ofrojnë kontratë afatshkurtër, mundësisht deri në fund të këtij sezoni, duke qenë se plani “ëndërr” për vigjiljen e sezonit të ardhshëm mbetet Diego Simeone.

Mbetet për t’u parë në orët në vijim. Interistët presin me kuriozitet./Blitz.al/

Komento
Shperndaje