Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stephan El Shaarawy: Mund të përballemi si të barabartë me Juventus-in

Stephan El Shaarawy: Mund të përballemi si të barabartë me Juventus-in
November 12
11:47 2016

“Jemi sulmi më i mirë. Pa ulje të rendimentit dhe me pak vazhdimësi, mund ta arrijmë të përballemi si të barabartë me Juventus-in”.

Receta e Stephan El Shaarawy-t është e thjeshtë: me këta “përbërës”, Roma mund të mendojë seriozisht për fitoren e kampionatit.

Një nga elementet kyçe për arritjen e rezultateve është edhe rikthimi te golat i Edin Dzeko-s.

“Ai u zhbllokua dhe për ne ky është një avantazh shumë i madh. Kjo është një meritë edhe e trajnerit Luciano Spalleti e për këtë duhet falënderuar. Mua më ka ndihmuar shumë”, – shton italo-egjiptiani.

Gjithashtu, El Shaarawy ka folur edhe për rikthimin e tij në Kombëtaren Italiane.

“Fjalët e Ventura-s më dhanë kënaqësi, por unë shpresoja te grumbullimi në Kombëtare, duke qenë se trajneri parapëlqen modulin 4-2-4. Do të punoj fort që të jem herës tjetër”, – shton ai. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje