Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spektakël golash në Premier League

Spektakël golash në Premier League
November 26
18:01 2016

Kampionati anglez i futbollit na ka dhuruar emocione pa fund ditën e sotme, kur mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur, ajo mes Chelsea-t e Tottenham.

Në ndeshjet e mesditës ka pasur një festival golash, plot 20 gola në 5 ndeshje.

Plot 9 gola janë shënuar në ndeshjen Swansea City-Cristal Palace  të përfunduar në shifrat  5-4.

Ndërkohë që në ndeshjet e tjera: Manchester City ka mundur skuadrën e Burney në transfertë me shifrat 2-1, ku Aguero sigloi një dopietë.

Liverpool ka mbajtur hapin e “qytetarëve”, pasi ka mundur Sunderland me rezultatin 2-0, me gola të Origi dhe Milner.

Leicester i ka shpëtuar humbjes së radhës vetëm në çastet e fundit të ndeshjes përballë Middelsborough, të përfunduar në shifrat 2-2. Islam Slimani dhe Riyad Mahrez iu përgjigjën me penallti 2 herë dopietës së Alvaro Negredos.  Leicester vijon formën jo të mirë në kampionat, pasi ka grumbulluar vetëm 13 pikë.

Hull barazoi 1-1 me West Bromwich dhe Cristal Palace mundi në sekondat e fundit Cristal Palace 5-4, të kthyer nga 3-4 në vetëm pak çaste në minutat shtesë.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje