Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spanjë – Komisioni i Disiplinës: Futbollistët e Barcelonës, qesharakë…

Spanjë – Komisioni i Disiplinës: Futbollistët e Barcelonës, qesharakë…
October 26
17:57 2016

Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle ka gjobitur skuadrën e Valencias me një shumë prej 1500 eurosh për shishen e hedhur nga tifozët drejt lojtarëve të Barcelonës, në përballjen e së shtunës, por nuk e lë me kaq.

Komisioni ka nënvizuar edhe sjelljen e futbollistëve katalanas, duke e cilësuar reagimin e tyre si qesharak, pasi kanë simuluar në rastin e goditjes me shishe, kur në fakt vetëm Neymar ishte ai që u godit në të vërtetë. Në qendër të këtyre kritikave vihet kryesisht Luis Suarez, i cili u rrëzua sikur të ishte goditur nga një objekt shumë i rëndë.

Pavarësisht arsyetimeve të komisionit disiplinor, komenti nuk është pëlqyer aspak nga shoqëria e Barcelonës, e cila e ka cilësuar atë si të papërshtatshëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje