Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot, shorti i Champions League dhe i Europa League – Priten përballje ‘titanësh’

Sot, shorti i Champions League dhe i Europa League – Priten përballje ‘titanësh’
April 15
11:01 2016

Një paradite e rëndësishme për futbollin europian kjo e sotmja, duke qenë se në orën 12.00 në Nyon do të hidhet shorti për gjysmëfinalet e Champions Laeague (fazë e cila do të zhvillohet në datat 26-27 prill e 3-4 maj),  dhe të Europa League.

Në këtë fazë të kompeticioneve, janë 4 ekipe spanjolle pjesëmarrëse (Real Madrid, Atletico Madrid, Villareal, Sevilla), 2 angleze (Manchester City, Liverpool), një gjerman (Bayern Munchen) dhe një ukrainas (Shakhtar Donetsk).

Vëmendja e pjesës më të madhe të ndjekësve është sigurisht e përqendruar tek vazot e Champions-it, duke qenë se mund të shohim përballje si ‘derby’ i Madridit, apo përballja emocionuese mes Manchester Cityt dhe Pep Guardiolas, i cili kështu do të ‘rrezikonte’ të eliminonte nga turneu skuadrën e tij të ardhshme!

Edhe në Europa League mund të shohim një ‘derby’ spanjoll mes ekipit të Sevilla-s – fitues i turnout për 2 vite rresht dhe skuadrës së Villareal-it.
Sigurisht që nuk mund të lihet jashtë vëmendjes Liverpool-i i Jurgen Kloop, i cili pas përmbysjes së bujshme mbrëmjen e djeshme ndaj Borussia Dortmund, futet në listën  e favoritëve për të fituar kupën!

Komento