Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonte superndeshja e kthimit Atletico Madrid – Barcelona (Foto)

Sonte superndeshja e kthimit  Atletico Madrid – Barcelona (Foto)
April 13
14:07 2016

Sonte në mbrëmje sytë janë te përballja e Uefa Champions League Atletico Madrid – Barcelona,  që pas rezultatit në ndeshjen e parë 2-1 për Barcelonën mbetet e hapur në “Vincente Calderon”, një fushë shumë e vështirë. Ja çfarë kanë thënë trajnerët e të dy ekipeve në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.

Diego Simeone: “Të jesh Atletico do të thotë të jesh këmbëngulës, kompakt, të mos dorëzohesh kurrë, pavarësisht çdo lloj vështirësie që vjen. Ne e dimë që ata janë ekip më i mirë sesa ne, por ne dimë gjithashtu se mund të përballemi me Barcelonën. Ne mundohemi të përmirësohemi në atë që bëjmë çdo ndeshje kundër Barcelonës. Atmosfera dhe entuziazmi për këtë ndeshje janë fantastike, por nuk mendoj që lojtarët e Barcelonës do të surprizohen nga atmosfera sepse janë mësuar me të”.

Luis Enrique: “Ne po e trajtojmë këtë ndeshje si çdo çerekfinale tjetër, unë nuk e ndiej si ndeshjen më të madhe të sezonit tonë. Ne kemi një avantazh të vogël nga ndeshja e parë dhe do të mundohemi të fitojmë që të jemi të sigurt për kalimin më tej. Kjo skuadër është bërë për ndeshje të tilla, por është e vështirë kundër Atleticos. Duhet bërë gjithçka mirë, çka ne përpiqemi ta bëjmë çdo ndeshje. Sot na duhet të luajmë vërtet shumë mirë”.

Komento
Shperndaje