Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skënderbeu bën histori: Lë pas Dortumund, Ajax e të tjera skuadra në klasifikim!

Skënderbeu bën histori: Lë pas Dortumund, Ajax e të tjera skuadra në klasifikim!
January 17
20:11 2018

Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe i Statistikave në futboll ka publikuar renditjen e re të 400 klubeve në të gjithë globin duke u bazuar te rezultatet që këto grupe kanë pasur në vitin 2017.

Ajo që na ka rënë në sy nga ky klasifikim ka qenë përmirësimi që ka pasur Skënderbu,  i cili është renditur në vendin e 47-të duke përmirësuar plot 378 pozicione nga viti i kaluar e kjo falë kalimit të 4 fazave eliminatore në “Europa League”.

Për pasojë, korçarët kanë lënë pas skuadra si Dortumnd, Ajax e të tjerë.

Ndërkohë Kukësi, kampione e Shqipërisë renditet e 306-a, kurse vendin e parë e mban Real Madridi. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje