Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skëndërbeu, 1 milion Euro për ti paguar UEFA-s, ç’po ndodh me skuadrën?

Skëndërbeu, 1 milion Euro për ti paguar UEFA-s, ç’po ndodh me skuadrën?
August 08
07:23 2019

Dënimi i Skënderbeut që u la në fuqi edhe nga KAS përmban një sanksionim me gjobë në vlerë monetare prej 1 milion eurosh.

Skuadra e Skënderbeut është e detyruar që të paguajë këtë shifër kundrejt UEFA-s, për sa kohë do të vazhdojë ekzistencën e vet sportive.

Për të likuiduar pagesën kundrejt institucionit europian të futbollit, pa e vonuar dhe pa rrezikuar sanksione me pikë nga UEFA apo FIFA, skuadra korçare ka “në tavolinë” dy mundësi: Së pari, Skënderbeu është i detyruar të bëjë një sakrificë financiare për të likuiduar UEFA-n me pagesën prej 1 milion eurosh.

Në këtë mënyrë, korçarët e kompletojnë dënimin e tyre referuar gjobës dhe janë në luftë me kohën për të arritur edhe shtatë kualifikime të tjera në zonën e Kupave të Europës pa arritur të luajë, në mënyrë që të likuidojë plotësisht dënimin.

Mirëpo, për korçarët ekziston edhe një mundësi hipotetike. Është hipotezë, pasi për këtë nevojitet një pakt me atë që u bë “xhelati” i korçarëve: UEFA.

Skënderbeu mund të kërkojë një marrëveshje nga UEFA, në mënyrë që të bëhet ndarja e borxhit me disa këste të përcaktuara në kohë dhe në vlerë monetare për të bërë edhe likuidimin prej 1 milion eurosh. Mbetet për t’u parë në vazhdim së çfarë do të ndodhë.

burimi: panorama sport

Komento
Shperndaje