Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

S’kanë fund telashet për Mario Balotelli-n. Ja ç’ka bërë këtë herë…

S’kanë fund telashet për Mario Balotelli-n. Ja ç’ka bërë këtë herë…
May 05
20:49 2016

Së shpejti sulmuesi Mario Balotelli mund të marrë lajme të këqija.

Shpesh i përfolur për bëmat e tij jashtë fushës së lojës, futbollistit të Milanit nuk mund t’i mjaftonte kurrsesi situata negative që po kalon skuadra e tij, por i shtohet edhe një telash tjetër.

“Supermario” rrezikon seriozisht të denoncohet për dhunë fizike dhe verbale nga ana e ish-të dashurës së tij izraelite, Avivit Bar Zohar, me të cilën ka kaluar një periudhë të shkurtër.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, përfaqësuesi i Zohar ka deklaruar se gjatë një mbrëmjeje në lokalin “Hollywood” të Milanos, vajza kishte filluar të shoqërohej me disa të rinj. Duke parë situatën, Balotelli është nervozuar dhe ka kërkuar që vajza të ulej pranë tij. Refuzimit të Zohar, sulmuesi i është përgjigjur duke e tërhequr nga flokët e duke e fyer me fjalën “kurvë”.

Një eksperiencë për t’u harruar kjo si për Balotellin, ashtu edhe për Zohar, e cila po mendon ta denoncojë futbollistin.

Komento
Etiketimet
Shperndaje