Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali i Panamasë, i përfshirë edhe klubi i Interit

Skandali i Panamasë, i përfshirë edhe klubi i Interit
April 05
10:16 2016

Në skandalin e korrupsionit të “Panama Papers” zbulohet se është përfshirë edhe ekipi i Interit. Mediat italiane, ndër to e përditshmja “Corriere della Sera”, shkruajnë se mes të përfshirëve në këtë skandal është edhe klubi i Interit së bashku me kompaninë “Finmeccanica”, aksionarët italianë të së cilës janë të përfshirë në skandal.

“Emrat e tyre janë përfshirë në mesin e 11.5 milionë dokumenteve që kanë rrjedhur nga firma ligjore “Mossack Fenseca” në Panama”- shkruan “Corriere della Sera”. Në fakt, emri i këtij klubi përmendet për herë të parë nga gazeta irlandeze “Irish Times”, e cila pretendon se janë të përfshirë emra ish-lojtarësh dhe futbollistësh aktualë.

Ndër emrat që lakohen është ai i ish-sulmuesit të Interit, Ivan Zamorano. Mendohet që në këtë skandal korrupsioni të jenë të përfshirë 20 klube të mëdha të futbollit, mes tyre Inter, si dhe ish-lojtarë të Barcelonës, Manchester United dhe Real Madrid.

Komento
Etiketimet
Shperndaje