Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Simone Inzaghi martohet me Gaia Lucariello, e ftuar edhe ish- e fejuara Alessia Marcuzzi e cila…

Simone Inzaghi martohet me Gaia Lucariello, e ftuar edhe ish- e fejuara Alessia Marcuzzi e cila…
June 04
14:08 2018

Ishte koha për të festuar edhe për Simone Inzaghi, sepse tranjeri i Lazios u martua të shtunën e 2 qershorit në Toscana me Gaia Lucariello sipërmarrse në industrinë e modës. Ceremonia u mbajt në një ndër vreshat e Castello Banfi në Montalcino në provincën e Sienës.

Nusja ka arritur me një karrocë e cila shoqërohej nga dy kuaj të bardhë. Martesa e tyre erdhi pas 8 vitsh fejesë dhe ishte një ceremoni e mrekullueshme e cila kurorëzonte një lidhje tetëvjeçare. Në vitin 2013 ata u bënë prindër të Lorenzos, por Simone Inzaghi është gjithashtu babai i Tommaso i lindur në 2001 kur ai ishte i fejuar me Alessia Marcuzzi.

Pikërisht ish e fejuara e Inzaghi  ishte edhe dëshmitarja e dasmës së Gaia sepse ajo dhe nusja janë shoqe të ngushta. Ata të dyja gjithashtu kaluan së bashku edhe festën e beqarisë në disa ditë argëtimi në Ibiza. Ishte Marcuzzi ajo që u tërbua më së shumti në dasëm duke kërcyer dhe ishte shumë e kënaqur që po martonte ish- të fejuarin. (të paktën kështu duket).

Shumë të ftuar VIP kanë marrë pjesë në dasmën e tij si mbrojtësi i Milan Ignazio Abate bashke gruan e tij Valentina Del Veçhio gjithashtu ish-mesfushori Roberto Baronio me gruan e tij Ezia Modafferi

 

 

 

 

Komento
Shperndaje