Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si është sot Michael Schumacher? Flet avokati i familjes…

Si është sot Michael Schumacher? Flet avokati i familjes…
October 27
16:29 2016

Cila është gjendja aktuale e kampionit Michael Schumacher?

Që prej datës 29 dhjetor 2013 kur ndodhi aksidenti e deri sot, fansat e tij në mbarë botën kërkojnë të mësojnë më shumë rreth shëndetit të ish-pilotit të Formula 1.

Janë të shumta teoritë që kanë dalë rreth gjendjes së gjermanit, të cilat shpesh kanë rënë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Një ndër lajmet e pakonfirmuara të dala së fundmi nga revista gjermane “Bunte” thoshte se Schumacher kishte përmirësime të shumta, madje që tashmë është në gjendje të ecë e të lëvizë njërin krah.

Për këtë arsye, edhe pse gjithmonë familjarët e pilotit kanë dashur të mos shprehen, ka folur Felix Damm, avokati i familjes.

“Michael nuk mund të ecë e nuk mund të çohet, as me ndihmën e specialistëve të cilët e ndjekin”, – shprehet avokati.

Pra, pavarësisht atyre që shkruhen nëpër media, nga stafi apo familjarët e Schumi-t nuk del asnjë informacion i ri, që nga momenti kur 7 herë kampioni i botës u shpërngul nga spitali ku kurohej për në shtëpi, për të vazhduar terapinë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje