Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtyhet ndeshja Manchester United-Bournemouth, shkak një alarm për bombë

Shtyhet ndeshja Manchester United-Bournemouth, shkak një alarm për bombë
May 15
16:40 2016

20,000 persona u nxorrën jashtë nga stadiumi kur në orën 16:00 të ditës së sotme do të luhej ndeshja e Premier League midis Manchester United dhe Bournemouth në “Old Trafford”. Mësohet se një pako e dyshimtë është gjetur në zonën veri-perëndimore të stadiumit, çka bëri që ndeshja të shtyhej për arsye sigurie.

Grupet e shpëtimit kryen evakuimin e Alex Ferguson dhe tribunës “Stretford End” dhe u kërkuan tifozëve të ruanin qetësinë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur ekzaminimin e zonës.

Etiketimet
Shperndaje