Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shthurja totale” e Usain Bolt, skena të nxehta në rrugë

“Shthurja totale” e Usain Bolt, skena të nxehta në rrugë
February 27
10:23 2017

Sprinteri i famshëm xhamajkan tashmë në moshën 30-vjeçare ka rezervuar disa momente relaksi përgjatë karnavaleve në Trinidad Tobago.

Ai është fotografuar duke kërcyer në skena të nxehta me disa vajza të zhveshura.

Edhe pse e ka pasur fytyrën të mbuluar me një shami, ai dallohej nga pjesa tjetër e atyre që festonin.

Herën e fundit që ai është fotografuar në skena të nxehta ka qenë pas fitimit të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike në Rio, ku kërcente “twerk” me një vajzë braziliane në një klub nate.

Sprinteri ka parashikuar të largohet nga garat dhe atletizmi këtë vit në kampionatin botëror që do të mbahet në Londër.  /Blitz.al/

 

Shperndaje