Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtangisti shqiptar, i katërti në Kampionatin Botëror por humb ndjenjat në përfundim të garës

Shtangisti shqiptar, i katërti në Kampionatin Botëror por humb ndjenjat në përfundim të garës
December 02
15:50 2017

 

Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja arriti rezultate të mira në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Kaliforni të SHBA-së, në peshën deri në 69 kg, por pa arritur të shkojë në podium.

Shtangisti e mbylli konkurrimin në vendin e 4-t në shkëputje, me 142 kg të ngritura dhe në vendin e 5-të në shtytje, me 175 kg. Çalja garoi në baterinë A dhe në dygarësh u rendit i 4-ti, me 317 kg, vetëm një kilogramë më pak se garuezi i vendit të tretë.

Por siç shkruan “Panorama” fati nuk ka qenë në anën e tij. Thuhet se Çalja ka humbur ndjenjat pas përfundimit të garës.

27-vjeçari nuk është ndjerë mirë në përfundim të garimit dhe është shoqëruar menjëherë drejt spitalit. Gjendja e shqiptarit mësohet të jetë stabilizuar pas vizitës së specializuar në një spital të Kalifornisë./Blitz.al/

Shperndaje