Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria pret Greqinë në “Elbasan Arena”, një minutë heshtje

Shqipëria pret Greqinë në “Elbasan Arena”, një minutë heshtje
March 24
17:51 2016

Kombëtarja U21 e Shqipërisë po përballet sot me Greqinë në stadiumin e “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje, e vlefshme për eliminatoret e “Europianit 2017” për U21, nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Bruksel.

Sipas njoftimit të FSHF-së, kjo minutë heshtje u mbajt edhe në nderim të legjendës së futbollit të Holandës dhe atij botëror, Johan Cruff, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 68-vjeçare.

Kombëtarja kërkon fitore në këtë ndeshje, për të siguruar vendin e dytë që e çon në “Play Off”.

Komento