Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria në Kampionatin Botëror, Duka: I kam frikë të gjitha skuadrat

Shqipëria në Kampionatin Botëror, Duka: I kam frikë të gjitha skuadrat
June 28
23:40 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Armando Duka, tha në emisionin “Opinion” se i frikësohet të gjitha përballjeve të Shqipërisë në Kampionatin Botëror, ku ajo do të përballet me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lintenshteinin.  Ai bëri me dije se lojtarët Rey Manaj apo Milot Rashica janë disa prej alternativave për trajnerin De Biasi në Botëror.

Sa për frikën se disa prej talenteve shqiptarë në futboll mund të braktisin Kombëtaren tonë për atë kosovare, Presidenti Duka tha se kjo mbetet një alternativë për ata lojtarë, megjithatë ai shpreson tek ekipi kombëtar shqiptar.